Temperaturat rriten, Veliaj blen 440 MLN Lekë lëndë djegëse për kaldajat pa garë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.06.2023, 13:44

Jemi zyrtarisht në verë dhe temperaturat sa vijnë dhe rriten. Por, pikërisht tani Bashkia Tiranë kujtohet të shpenzojë milionat për të blerë lëndë djegëse për ngrohje.

Më datë 1 qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, një drejtori e cila është në varësi direkte të Erion Veliajt, ka mbyllur tenderin me objekt “Blerje lëndë djegëse me përmbajtje squfuri jo më shumë se 1% ndaj masë”.

Për këtë tender Bashkia Tiranë do të shpenzojë 440 milionë lekë , kur në fakt jemi në një periudhë të viti që sistemi ngrohës nuk ndizet fare.

Sikur e shohim në tabelën më poshtë, vartësit e Veliajt kërkojnë që lënda djegëse të jetë në cilësi të mirë dhe me fuqi të lartë. Duke theksuar se ky shërbim do të ofrohet nga dita e lidhjes së kontratës deri kur institucioni të vendos se i janë plotësuar nevojat.

Ndërkohë ajo që bie në sy në këtë tender, që në fakt tani nuk është më një çudi, është shpallja e fituesit pa garë fare.

Dokumentet e publikuara tregojnë se e vetmja firmë që ka paraqitur ofertë për këtë prokurim është “RESULI – ER sh.a”, në pronësi të Eduart Resulit. Pavarësisht se oferta e tij ka qenë sa 97% e fondit limit dhe nuk ka pasur asnjë konkurrentë tjetër, Bashkia Tiranë ka shpallur fitues Resulin. Për këtë këtij prokurimi i është vënë “Red Flag” dhe i shtohet listës së gjatë të abuzimeve të kryera nga Bashkia Tiranë.

Sakaq, vlen të theksojmë se firma “RESULI – ER sh.a” është një nga të përkëdhelurat e Bashkisë Tiranë, sidomos nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, e cila çdo vit i fal të paktën nga një tender, që kap vlera marramendëse.

Më herët JOQ ka denoncuar tenderin me objekt “Blerje bitumi” të zhvilluar nga Drejtoria e Ndriçimit, për të cilin u shpenzuan 400 milionë lekë. Edhe këtë projekt, Resuli e fitoi pa garë fare dhe në shkelje të rregullave kryesore të Prokurimeve Publike.

Pra, sic e shohim Resuli nuk është i panjohur me afërt abuzive. Por, SPAK me sa duket nuk e njeh ligjin përballë ortakëve të Veliajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit