“Më plagosën bandat shqiptare”, si e reja u hoq si mashkull dhe abuzoi seksualisht me një 19-vjeçare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.06.2023, 13:24

Një histori filmash mësohet se ka ndodhur në Angli, aty ku një 21-vjeçare, e cila maskohej si mashkull, ka abuzuar seksualisht disa herë me një vajzë britanike. Georgia Bilham, 21 vjeç, akuzohet se ka krijuar një llogari të rreme në “Snapchat” me emrin George Parry.

Nëpërmjet kësaj llogarie ajo ka komunikuar me viktimën me mesazhe dhe e ka detyruar të bëjë seks me të. Ngjarja u zbulua nga nëna e 19-vjeçares, e cila arriti të bënte lidhjen dhe kupto se George Parry nuk ishte burrë. Bilham është në gjyq e akuzuar për 17 vepra seksuale.

Mirror raporton se historia nisi në maj të vitit 2021 dhe përfundoi në gusht të po këtij viti. Bilham ia mbushi mendjen vajzës 19-vjeçare që të hiqte syzet, në mënyrë që ajo të mos e shihte mirë. Vajza kishte probleme me shikimin dhe nuk i shikonte objektet qartë pas 13.5 cm nga fytyra e saj.

Sa herë që “çifti” takoheshin, Bilham i kërkonte vajzës me ngulm që të hiqte syzet dhe kryente rregullisht akte seksuale ndaj 19-vjeçares. Ajo i thoshte se nuk mund të zhvishej, sepse i vinte turp për shkak të një plage, që kishte marrë nga një bandë kriminale shqiptare.

Pritet që në seancën e radhës gjyqësore do të publikohen në formën e provave disa nota zanorë që tregojnë se Bilham fliste me një zë mashkullor dhe një theks "Birmingham-ez".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit