E rëndë në Pogradec/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2023, 13:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Mësohet se është gjetur pa shenja jete në banesë një 56-vjeçare. Kjo e fundit me iniciale A. V., dyshohet se është vetëvrarur në shtëpinë e saj për shkaqe që ende nuk dihen. Ndërkohë nga hetimet paraprake në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi:

Pogradec

Sot, rreth orës 11:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në banesë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur shtetasja A. V., 56 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtyre dy shtetasve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit