Konflikt mes dy pronarëve të lokaleve në Elbasan, një i plagosur rëndë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2023, 14:08

Një sherr mes dy pronarëve biznesesh është regjistruar në Elbasan. Në portën hyrëse të lagjes “Kala”, ndodhen pranë njeri- tjetrit dy bizneset, pronarët e të cilëve janë konfliktuar dhunshëm. Në fillim konflikti ka nisur verbalisht, por me pas sherri ka agravuar në përleshje fizike me dorezë metalike.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur, Musa Kumaraku, ndërsa autori Eduart Idrizi është shpallur në kërkim. Kumaraku po merr mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërsa para bizneseve ka njolla të shumta gjaku dhe policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Kala”, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. I., 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin M. K., 60 vjeç, dhe më pas është larguar.Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit E. I. Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit