I dha 330 mijë lekë ryshfet sekretares së MSH, Vladimir Topi i “Drincos” në “arrest shtëpie”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2023, 14:46

Pas arrestimit të tyre, sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin administrator dhe Silvi Shehun, inxhinier i shoqërisë “Drincos”.

Kjo firmë i ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Konkretisht administratori i firmës, Vladimir Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Gjatë seancës gjyqësore, u vendos që për shkak të moshës së tij, Vladimir Topi të përballet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Silvi Shehu, inxhinieri i kompanisë të vijojë të përballet me masën “arrest në burg”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit