Në veri të Kosovës/ Serbët dhe ushtarët e KFOR bëjnë tërheqje me litar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2023, 15:37

Në komunat në veri të Kosovës po zhvillohen dhe sot protesta. Mësohet se Serbët lokalë në Leposaviç kanë vendosur që në kuadër të protestave të përfshijnë edhe disa aktivitete sportive. Sot ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe qytetarë serbë kanë garuar në “tërheqje të litarit”.

Bëhet e ditur se këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vite. Kujtojmë se që nga 26 maji 2023, serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç po vazhdojnë protestën e tyre pasi kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit