Greqi/ Turistja angleze përdhunohet në det nga 23-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 17:42

Një turiste e re angleze thotë se është përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar mesditën e së shtunës së kaluar në ishullin grek, Rodos.

Sipas policisë greke, i riu shqiptar dhe vajza 20-vjeçare ishin takuar dy javë më parë dhe shkëmbenin mesazhe në një aplikacion online. Mesditën e së shtunës, më 3 qershor ata kanë lënë një takim në dhomën e hotelit ku qëndronte vajza dhe kanë rënë dakord të shkonin për të notuar në plazhin e Glystra, në gjirin e Lardos.

Me një motoçikletë që drejtohej nga shqiptari ata kanë mbërritur në plazh. Teksa ndodheshin në det, siç thotë turistja 20-vjeçare, i riu e sulmoi dhe me gjithë rezistencën e saj të fortë, e përdhunoi. Ajo doli nga deti, veshi rrobat dhe i kërkoi shqiptarit të kthehej në dhomën e saj të hotelit në Kiotari. Kur arritën në resortin bregdetar dhe u ngjitën në dhomën e hotelit, ai e sulmoi përsëri vajzën e re.

Në orën 16:00, sipas denoncimit, ai i ka hequr rrobat dhe ka tentuar ta sulmojë seksualisht për herë të dytë 20-vjeçaren angleze. Kjo e fundit ka reaguar dhe e ka detyruar shqiptarin të largohet nga dhoma. Kur 23-vjeçari doli nga hoteli, vajza shkoi në policinë e Rodosit dhe denoncoi përdhunimin dhe tentativën për përdhunim.

Ajo përshkroi karakteristikat e autorit dhe pas kontrolleve , i riu nga Shqipëria u gjet disa orë më vonë nga efektivët e policisë dhe u dërgua në Departamentin e Sigurimit të Rodos.

Turistja ka mbërritur aty dhe e ka identifikuar autorin që ka abuzuar seksualisht me të. Shqiptari ka mohuar akuzat edhe pse ndaj tij është ngritur procedim për përdhunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit