Përveç Dakos, kush janë ish-zyrtarët e arrestuar në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 18:53

Pas urdhër arrestit të lëshuar nga SPAK, ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në polici.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për leje ndërtimi dhe tendera për një pallat të dëmtuar nga tërmeti 2019.

Përveç Vangjush Dakos, SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës. Për 6 prej tyre është kërkuar masa e sigurisë "arrest me burg" ndërsa për 3 gra masa e sigurisë "arrest shtëpie".

Të arrestuarit me urdhër nga SPAK:

Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit që u dëmtua nga tërmeti i 2019.

Adlei Likmeta, ish-arkitet i bashkisë

Roza Kovaci

Edlira Kertusha

Adnand Tocila

Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit