Met Rrumbullaku kujdeset që Gjush Dako mos të filmohet me pranga në duar

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.06.2023, 18:51

Policia e Shtetit po luan kukafshehti me arrestimin e Vangjush Dakos. Me urdhër të Met Rrumbullakut, hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është vendosur një mbulesë për t'u bllokuar fushëpamjen e mediave. Mendohet se ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet në Tiranë pranë kësaj drejtorie dhe pritet që të dali me pranga nga ky institucion, njësoj si Lefter Koka e Alqi Bllako që hynë muaj më parë me këmbët e tyre në atë godinë.

Po përse po e ruan Policia imazhin e Gjush Dakos? Ish-kryebashkiaku i Durrësit është një nga miqtë e ngushtë të Ramës, për të cilin kreu i qeverisë shprehu keqqardhje për arrestimin e tij. Burime jo zyrtare tregojnë se Rama e ka mbrojtur Dakon deri në atë pikë sa shkarkoi disa zyrtarë të lartë, të cilët kërkonin arrestimin e tij.

"Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyre në faze të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo sështë e lëhtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avoktit, përballë prokurorit dhe gjykatësit" – tha Rama pas arrestimit të tij.

Po ashtu Gjush Dako ka një ndikim të madh në Durrës dhe në politikëbërje. Përgjimet e "Bild" tregojnë për një bisedë të Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylaj, i njohur si kreu i bandës së Shijakut. Pra, Dako pas vetes duket se ka dhe qeverinë dhe grupet kriminale, të cilat po kujdesen që mos të dokumentohet asnjë provë nga arrestimi i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit