Qytetari paralajmëron prindërit: Gjarpërinjtë po bëjnë namin te liqeni i Paskuqanit, kujdes fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 19:27

Parku i liqenit të Paskuqanit pak para zgjedhjeve vendore u inagurua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.

Ky park që vizitohet çdo ditë nga familjarë, fëmijë e të moshuar duket se nuk është aq i sigurtë sa Suli e reklamon çdo ditë në rrjetet sociale.

Pasditen e sotme një qytetar ka hasur në një gjarpër gjigant. Ai thotë se gjarprin e ka parë te parku ku shumë fëmijë futen në livadhe dhe luajnë.

Sipas qytetarit parku është i mbushur plot me gjarpërinj dhe jeta e fëmijëve është në rrezik. Ai iu kërkon prindërve që të kenë kujdes pasi një xhiro në shëtitore mund t'iu kushtojë shumë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje, Ju lutem shperndajeni kete gjarper. Te bejne shume kujdes ata qe dalin te parku i paskuqanit koder bathore. Pasi i lejne femijet te futen ne livadhe te shetitores edhe ketu eshte nomi i gjarperive. Kujdes kujdes pasi nji xhiro ne shetitire mund t'u kushtoje shume ndaj femijeve tuaj. Faleminderit nese e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit