Francezët nuk ndalen, protestojnë sërish kundër reformës së pensioneve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 19:57

Sindikatat franceze organizuan një tjetër protestë kundër reformës së pensioneve të nënshkruar nga presidenti Emmanuel Macron.

Ministria e Brendshme franceze tha se 281,000 njerëz kishin marshuar sot në të gjithë vendin, ndërkohë që sindikata CGT tha se 900,000 protestues marshuan rrugëve dhe shesheve të Francës.

Protestuesit francezë kundër reformës së pensioneve sulmuan selinë e Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ndërsa sindikatat bënë një përpjekje të fundit për të ushtruar presion ndaj ligjvënësve për të ndryshuar rritjen e moshës së daljes në pension.

Dhjetëra militantë të sindikatës së majtë CGT pushtuan për pak kohë një ndërtesë në Aubervilliers, Parisi verior, ndërsa dhjetëra të tjerë qëndruan jashtë dyerve me pankarta dhe flamuj duke brohoritur.

Forcat e sigurisë ishin në gatishmëri të lartë për grupet radikale anarkiste, që depërtojnë shpesh në tubime të mëdha për t'u përplasur me policinë dhe për të vandalizuar pronat. Gjithsej 11,000 oficerë ishin në detyrë sot.

Në ndryshim nga marsi dhe prilli, kur mbeturinat u grumbulluan në rrugët e Parisit dhe shumica e trenave në distanca të gjata u anuluan, transporti dhe shërbimet publike u ndërprenë për pak kohë. Rreth një e treta e fluturimeve u anuluan në aeroportin e Parisit Orly.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit