Kujdesej për të, shqiptarja dhe vajza e saj zhvasin të moshuarën në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 20:49

Një 38-vjeçare shqiptare dhe vajza e saj 19-vjeçare janë denoncuar në policinë italiane pasi kanë vjedhur para nga karta e të moshuarës që kujdeseshin për të.

Mediat italiane raportojnë se nënë e bijë akuzohen për përdorim të paligjshëm të kartave të një personi tjetër. 38-vjeçarja prej disa muajsh punonte si kujdestare në shtëpinë e një gruaje të moshuar vendase dhe për kryerjen e detyrës, dispononte një kartë ATM dhe kodin PIN të saj pasi i duhej të kryente disa pagesa.

Por familjarët e të moshuarës filluan të vunë re një mungesë të konsiderueshme parash nga llogaria e saj prandaj shkuan në polici për të bërë denoncim.

Policia pas nisjes së hetimeve dhe vëzhgimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, zbuloi se kujdestarja shqiptare dhe vajza e saj kishin shkuar në ATM për të bërë tërheqje parash. Në disa raste këto tërheqje ishin bërë me autorizim të të moshuarës që ajo kujdesej, ndërsa tërheqjet e tjera me shuma prej disa qindra eurosh, janë bërë pa dijeninë e të moshuarës.

Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit