24 makina të vjedhura në katër muaj

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.06.2023, 20:53

Njërëz të lidhur me grupet kriminale apo eksponentë që operojnë të vetëm, kanë vjedhur në katër muaj të parë të vitit 24 automjete. Në qendër të vëmendjes janë makinat luksoze në disa raste, e në disa të tjera makinat që nuk mbien shumë në sy.

Kjo është e ndarë pasi në fokus të hajdutëve janë makina të viteve të fundit që kushtojnë me mijëra euro. Ato vidhen me qëllim për t'u shitur për të çmontuara si pjesë këmbimi, ku numri më i madh i makinave të vjedhura është në Tiranë.

Pas nuk ngelen edhe grupet kriminale, të cilat pas çdo atenati lënë një makinë të djegur e marrin një tjetër për t'u zhdukur. Në rastet e atentateve vidhen edhe targat, të cilat ndërrohen gjatë lëvizjes nga një qytet në tjetrin. Ngjarjet kriminale kanë ngritur edhe një biznes të ri në Shqipëri.

Dyshohet se ka grupe që vetëm vjedhin dhe i mbajnë mjetet në garazhe për muaj e vite, derisa u dalin blerësit e atentateve.Vitin e kaluar në të gjithë vendin janë vjedhur 119 makina, teksa i lartë është edhe numri i makinave që hyjnë ilegalisht nga vendet e tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit