Afrikanët s’iu ndahen shqiptarëve në Itali, sulmojnë me thikë 31-vjeçarin dhe arratisen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 21:28

Një 31-vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine mbrëmjen e kaluar në Itali.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të metrosë Fiabilandia në Rimini. Shqiptari që u plagos me thikë në shpinë tha se u sulmua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e Via Madridit. Ata e kanë goditur me thikë shqiptarin dhe janë arratisur nëpër rrugica lagjesh.

I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit shqiptar ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.

Për momentin, policia italiane nuk ka mundur të identifikojë afrikanët që sulmuan shqiptarin. Ata kanë dyshime se për këtë ngjarje mund të jetë një shlyerje hesapesh, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari, ndaj hetimet janë përqendruar në këtë pistë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit