Banori që çoi Dakon në SPAK: Arrestimi për bujë politike, kallëzimin e bëra para tërmetit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.06.2023, 21:50

Bashkim Dako është një nga personat e parë që mori guximin të përballet me abuzimet e politikanëve. Në pallatin që ai banonte u ngritën disa kate paleje. I shqetësuar, ai së bashku me banorët e tjerë vendosën të bëjnë në kallzim. Dosja u çua dhe në SPAK, por ai nuk mori asnjë përgjigjie. Në listën e të kalzuarve ishte Vangjush Dako, pasi banorët ebsonin se asgjë nuk bëhet pa miratimin e tij.

Bashkim Dako aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Teksa dëgjon lajmet se Vangjush Dako është arrestuar, ai nuk ka asnjë ndjesi, përveç faktit që mendon se e gjitha është një iskenim politik, dhe asgjë më tepër.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie. Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, thotë banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit