Vangjushi i stresuar pas arrestimit, avokati i tij: Nuk jemi dakord për burgun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 22:12

Pasditen e sotme SPAK urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Avokati i tij mbrojtës duke folur për mediat ka dhënë disa detaje rreth arrestimit të Dakos dhe akuzave që rëndojnë ndaj tij. Ai tha se SPAK e akuzon Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, por nuk është dakord me masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Ai tha se në momentin që ka dalë lajmi në media, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në polici pasi ndodhej në Tiranë. Ndërkohë kur u pyet për gjendjen e Dakos pas arrestimit, ai tha se ish-kryebashkiaku ishte i stresuar, por nuk ka probleme të tjera shëndetësore.

SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me Burg” për Dakon. Është akuza për “shpërdorim detyre” ndaj Dakos për dy raste. Një kallëzim është nga banorët e një pallati 11 katësh që pretendojnë se ka probleme me kolaudimin e këtij objekti. Një kallëzim është në prag të zgjedhjeve të vitti 2021 nga Ferdinand Xhaferi, në atë kohë kryetari i PD dega Durrës.
SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë e politikës dhe ndërkombëtarëve dhe nën këtë trysni po merr masa të nxituara. As për mënyrën e ekzekutimit dhe të qëndrimit të Dakos, mendoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Pas finalizimit nga mediat e kam njoftuar unë Drejtorinë e Policisë dhe jemi vetëdorëzuar. Nuk ka vajtur policia në banesën e Dakos, Dako ka qenë në Tiranë.
Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore, pjesa emocionale dhe stresi janë prezentë por nuk ka probleme të tjera shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit