Të dielën masakroi me thikë gruan, vetëdorëzohet Aleko Myrtollari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 22:58

Është vetëdorëzuar në polici 46-vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së dielës plagosi me thikë bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari.

Pas dy ditësh arrati, 46-vjeçari është paraqitur përpara autoriteteve për t'u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Vetëdorëzimi i Myrtollarit ka ndodhur pak orë pasi gruaja e tij Marjola Myrtollari u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia pasi bashkëshorti dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë një muaj më parë ishin vendosur në Korçë në një banesë me qira. Ata thonë se kryefamiljari ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes dhe njihej si një person që konsumonte alkool.

Ka qenë vajza 16-vjeçare e tyre që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit