Nëse zhurma e Diellit do dëgjohej në Tokë, do shurdhonte çdo njeri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2023, 23:36

Fizikanët nga Universiteti Stanford kanë përcaktuar zhurmën e sipërfaqes diellore të diellit, të cilën ne për fat të mirë nuk mund ta dëgjojmë.

Sipas Akademisë Amerikane të Audiologjisë nëse tingujt do të mund të kalonin nëpër hapësirë, do të ishin 100 decibel në kohën kur do të arrinin tek ne këtu në Tokë. Kjo është e barabartë me dhjetëra mijëra vat energji të gjeneruar për metër në diell.

Por pse dielli krijon zhurmë?

Kjo është për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të materialit të nxehtë në sipërfaqe dhe zhytjes së materialit të ftohur drejt qendrës. Kjo krijon një zhurmë që vlerësohet të jetë deri në 100 herë më e fortë se fuqia e altoparlantëve në një koncert rock. Astronomët e zbuluan këtë duke regjistruar valët e presionit akustik në diell, duke përdorur një instrument të quajtur Michelson Doppler Imager. Aktualisht është montuar në anijen kozmike SOHO, e cila qarkullon diellin rreth 1,000,000 milje larg nga Toka.

Megjithatë, njerëzit në Tokë nuk i dëgjojnë dot këto zhurma, pasi valët janë në frekuenca shumë të ulëta për veshin e njeriut. Por nëse do dëgjoheshin, këto zhurma mund të shurdhonin çdo person në botë.

Pasi arritën në përfundimin se dielli ishte efektivisht 'mosha e mesme', shkencëtarët vlerësuan se dielli do të vdesë në rreth pesë miliardë vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit