“Ju lutem hapeni letrën”, vajza në Gjirokastër kërkon ndihmë: Burri më ka përdhunuar, nuk njoftoj dot policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 09:30

Qytetarët e Gjirokastrës kanë gjetur një letër tepër shqetësuese pranë kalçetos pasditen e djeshme.

Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se kjo letër, apel për ndihmë të menjëhershme, është gjetur nga dy persona të cilët kanë frikë ta çojnë në polici për shkak të përmbajtjes së saj.

Në letër, një vajzë me iniciale R.H shkruan se bashkëshorti e ka përdhunuar prej disa ditësh bashkë me djalin dhe vajzën. Kjo vajzë që ndodhet në katin e katërt të një pallati, thotë se nuk mund ta njoftojë vetë policinë, prandaj apelin e saj për ndihmë e ka shkruar në një letër me shpresën se dikush do ta lexojë dhe shpëtojë.

Qytetarja që ka dërguar letrën në redaksinë tonë thotë se pasditen e djeshme po frynte shumë erë dhe nuk e di se nga ku mund të ketë rënë letra. Ajo iu bën thirrje të afërmve të vajzës që të reagojnë dhe ta ndihmojnë sa më parë.

Mbetet në dorën e autoriteteve dhe familjarëve zbardhja e ngjarjes dhe shpëtimi i kësaj vajze.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq, ne qyetin e gjirokastres mbi kalceton dje nga mbasditja nga dy persona eshte gjetur kjo leter, njeri nga personat e ka mar me iden ta coj ne polici por kur e pyeta sot nuk e ka cuar. Nuk e di sa e vertete eshte , por personi qe ka letren thot q ka frik ta coj n polici, un personalisht nk e kam letren gjendje , pervec kesaj tjeter gje nuk kam mundesi te bej per momentin por do ju lutesha policis se gjirokastres ose te afermit te vajzes te shpetojne femijet te pakten se e di qe ne shqiperi nk duan tja dijne shum per femrat! , ju lutem nga une anonim. Faleminderit

Letra eshte gjetur pertok. Vajzen nuk e njoh, po ta njihja do ta ndihmoja por nuk e njoh tek pallati skishte njeri me kete emer por do jete ndonje nga pallatet se frynte ere dje. Se di cte them kur t m bjer letra ne dore do ta coj dhe nje here ne polici por ndoshta te afermit e ndihmojne me shpejt. Ndoshta emrin do ishte me mir me iniviale dhe kush dyshon te jet i aferm i vajzes te shkruaj, se mos i prishim pune me shume

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit