Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë, arrijnë në gati 400 mln euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.06.2023, 09:42

Kriza energjetike dhe ajo ekonomike ka dëmtuar shumë familjet shqiptare. Pavarësisht se pas pandemosë qytetarët shqiptarë u detyruan të kursejnë energji, sërish detyrimet e papaguara janë rritur ndjeshëm.

Të dhënat zyrtare të sektorit publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë nënvizojnë se borxhet e kësaj kategorie u rritën me rreth 1 milionë euro në raport me fundin e vitit të shkuar.

Konkretisht detyrimi në fund të vitit 2022 ishte 45.2 miliardë lekë ndërkohë që në fund të prillit rezultoi rreth 400 mln euro.

Kategoria e familjarëve është ajo që ka një tendencë të rregullt paguese dhe zvogëlimi të borxhit ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse në fakt është edhe mbajtësja më e madhe e këtij borxhi nga të katër kategoritë e renditura.

Për herë të fundit familjarët rritën detyrimet e energjisë gjatë vitit 2020 viti kur shpërtheu pandemia e COVID-19 e cila paralizoi jetën e të gjithëve globalisht duke sjellë pasoja të shumta përfshirë ato financiare edhe në familjet shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit