Ndodh sërish, publikohet teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 10:44

30 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore.

Edhe pse në orën 10:00 ka nisur provimi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, pa kaluar pak minuta teza e provimit është publikuar online. Në rrjetet sociale po qarkullon njëri variant i tezës së provimit.

E njëjta gjë ndodhi edhe pak ditë më parë me provimin e gjuhës së huaj e cila u publikua pak minuta pas nisjes së provimit.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se dalja e tezës në provimin e parë nuk ka cënuar Maturën Shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit