I dashuri e vrau dhe i fshehu trupin, eshtrat e Sibora Gaganit gjenden pas 9 vitesh në një kuti brenda në mur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.06.2023, 11:42

Policia e Spanjës pa gjetur pas nëntë vitesh eshtrat e 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani, e cila tani do të ishte 31 vjeç. Bëhet me dije se trupi i të resë shqiptare është gjetur në një kuti druri, e murosur në murin e një banese në Malaga, nga ish i dashuri i saj Marco R.

Sibora u raportua e zhdukur më 7 korrik të vitit 2014, ku dyshohet se u vra me thikë nga i dashuri i saj. Ky i fundit pas zbulimit të krimit dhe arrestimit nga policia, ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur ish-të dashurën e tij.

Ai kishte zgjedhur një mur të banesës së tij për të fshehur trupin e të resë, duke e bërë ngjarjen akoma më makabre. Hetuesit e Policisë Kombëtare kishin kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar, por nuk kishin gjetur asgjë.

Për lokalizimin e eshtrave të 22-vjeçares, policia mësohet se ka përdorur aparatura me rreze X, duke kontrolluar të gjithë pronën, deri në gjetjen trupit të të resë, i futur në një kuti druri dhe i fshehur mirë në mur.

Pas nxjerrjes, trupi është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Malaga ku është parashikuar të kryhet autopsia dhe të konfirmohet identiteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit