Benzema firmos me Al Ittihad: Gati të shkruaj historinë, Ronaldo më këshilloi të vija në Arabi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.06.2023, 12:08

Pas 14 vitesh të mbushura me sukses, lavdi e trofe, Karim Benzema vendosi të largohet nga Real Madrid, për të firmosur një kontratë të frikshme me Al Ittihad, klubin kampion të vendit dhe një nga skuadrat më të mira atje. Ai ka firmosur për tri vite, deri në verën e vitit 2026 dhe pritet të fitojë të paktën 400 milionë euro nga kjo kontratë e re.

Pas firmës mbi kontratën e frikshme, Benzema ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Al Ittihad.“Mezi pres të luaj në një ligë të re dhe në një vend të ri. Al Ittihad ka një histori të jashtëzakonshme, tifozë tepër pasionantë dhe ambice të mëdha për t’u bërë një forcë e madhe në Azi.

Kam pasur shansin për të arritur gjëra të jashtëzakonshme në karrierën time dhe për të arritur gjithçka që mundem në Spanjë dhe në Europë. Mendoj se ka ardhur koha për një sfidë të re, për të realizuar një projekt të ri. Sa herë që kam vizituar Arabinë Saudite, gjithmonë kam ndjerë ngrohtësi dhe dashuri nga tifozët dhe njerëzit. Mezi pres të bashkohem me shokët e mi të rinj të ekipit.

Është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjen. Do të bëj gjithçka për të fituar trofe, për të shënuar, për të treguar talentin tim, për të kënaqur tifozët, klubin, presidentin, të gjithë. Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë.

Cristiano Ronaldo ndodhet aty tashmë. Si një mik i imi, ai më ka këshilluar dhe më ka thënë se Arabia Saudite po fillon të rritet. Unë jam këtu për të fituar, siç bëra në Europë”, u shpreh Benzema.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit