Fieraku ngujohet në makinë, nuk do që në tokën e tij të vendoset shtylla e tensionit të lartë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 12:33

Një banor i fshatit Vadhizë, Fier është ngujuar në makinën e tij në një sipërfaqe toke që ka në pronësi pasi ka frikë se aty do ndërtohet një shtyllë e tensionit të lartë.

Shtetasi Ervin Memo pretendon se e ka me dokumenacion të rregullt tokën mbi të cilën do të vendoset shtylla e tensionit të lartë. Ai thotë se firma që do vendosë shtyllën i ka konfirmuar se toka e tij nuk do preket, por kur janë bërë piketimet ai ka vënë re se shtylla do vendoset mbi pronën e tij.

Ai thotë se ky proces po manipulohet pasi në bazë të dokumentacionit shtylla duhet të vendoset në një hapësirë toke që në hartë rezulton tokë shtet, rrugë dhe jo në pronën e tij.

Ai nuk pranon të dalë nga makina edhe pse punonjës të firmës kanë shkuar për vazhduar punimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit