U martua në vitin 2007/ Gruaja ndahet nga Kulla Eiffel, sepse është dashuruar me një… gardh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.06.2023, 12:44

Erika LaBrie në vitin 2007 u bë e famshme për shkak të tërheqjes romantike që ajo kishte ndaj objekteve. Madje në po të njëjtin vit ajo vendosi të martohej me Kullën Eiffel në një ceremoni, që u zhvillua pikërisht poshtë në Paris, poshtë objektit.

Por pas 16 vitesh duket se dashuria e LaBrie, e cila tashmë është 50 vjeç, për Kullën Eiffel ka mbaruar dhe se ajo tashmë është tërhequr seksualisht nga një gardh, me të cilin dëshiron të njihet më mirë.

Erika e karakterizon veten si një “objectum sexual”, që është një frazë e cila përdoret për dikë, që tërhiqet romantikisht ose seksualisht ndaj sendeve dhe objekteve pa jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit