Gjendet letra e dytë e vajzës nga Gjirokastra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 13:07

Më herët gjatë ditës publikuam denoncimin e një qytetareje për një letër shqetësuese që banorët kishin gjetur pranë kalçetos në Gjirokastër.

Në këtë letër, një grua me iniciale R.H kërkonte ndihmë pasi burri e kishte përdhunuar dhe vazhdonte ta përdhunonte prej disa ditësh. Por duke mos patur vetë mundësinë për të njoftuar policinë, ajo zgjodhi të shkruante një letër për ndihmë.

Policia thuhet se është vënë në dijeni të kësaj letre dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës që rezulton e zhdukur prej disa muajsh. Kjo vajzë thuhet se është divorcuar nga bashkëshorti, por familjarët nuk e gjejnë dot prej disa muajsh.

Policia dhe banorët e lagjes që kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzës nëpër pallate, kanë gjetur një tjetër letër. Kjo letër që mban emrin e vajzës, është e lagur dhe e kapur me një kapëse rrobash.

Përmbajtja e saj ende nuk dihet pasi banorët ia kanë dorëzuar policisë.

Mesazhi i qytetares:

Persh joq erdhi policia ka dal neper lagje po e kerkon ,thone qe ajo vajza ka muaj qe eshte zhdukur , eshte ndar nga burri por ka muaj qe nk ka e gjejne ,sapo kerkuan te gjitha dyert e pallateve nk e gjejne nderkohe letra vazhdojne te bien. Na tha policia tani. Sapo e gjetem letren ja dhan direkt policeve qe ishin ktu ne lagje qe po kerkonin, ishte e lagur letra

Sapo te mundem do ti bej nje foto brenda letres sepse e dorezuam nk e di a do mundem. Gjithsesi shpresoj qe ta gjejne vajzen sepse na ka kap frika ne lagje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit