Në Indi e shtrojnë rrugën me tapet, banorët nxjerrin zbuluar koncesionarin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.06.2023, 13:47

Një video e një grupi fshatarësh në Indi është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale, pasi ata tregojnë cilësinë skandaloze të ndërtimit të një rruge të kryer nga një kontraktor lokal. Sipas “The Free Press Journal”, rrugët e ndërtuara keq janë një dhimbje koke e madhe për indianët e kësaj zone.

Ka shumë raste në Indi, ku rrugët duken në gjendje të mirë, por pak shi ndryshon gjithçka. Në disa raste, rrugët në dukje të përsosura mund të kthehen në një gërmadhë dhe të bëhen të papërdorshme për shumë njerëz vetëm për shkak të një shiu të vetëm.

Gjatë viteve të fundit janë zhvilluar shumë protesta duke kërkuar që qeveria të marrë masa për problemet e rrugëve të vendit. Dhe ndërsa krerët e shtetit mund të thonë se gropat janë të gjitha të mbuluara, disa vendas kanë ekspozuar se çfarë po ndodh realisht.

Kohët e fundit, një kontraktor nga rajoni i Maharashtrës ka hedhur një material të ngjashëm me tapetin direkt në rrugë, duke fshehur poshtë të gjitha gropat. Materiali është i ngjeshur për të krijuar një sipërfaqe të njëtrajtshme, me zyrtarët që shpresojnë se do të mbulojë gropat në rrugë.

Megjithatë, banorët në Karjat-Hast Pokhari, kanë ekspozuar punën e kontraktorit, e cila thuhet se është kryer si pjesë e skemës së rrugëve rurale të qeverisë indiane. Fshatarëve iu dha siguria për një rrugë të mirëprojektuar, por videoja tregon të kundërtën.

Siç duket në video, banorët e zonës arrijnë të ngrejnë rrugën vetëm me duar. Kontraktori pretendoi se përdorte teknologji gjermane për ndërtimin e rrugës, por fshatarët tani e quajnë atë një mashtrim. Ata e cilësuan veprën si “falsifikuar”, ndërkohë që kërkuan masa ndaj inxhinierit, që miratoi punën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit