Arrestohet anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”, Topuzi përndoqi dhe kërcënoi me jetë një vajzë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 14:34

Policia e Pogradecit ka arrestuar Mariglen Topuzin. Ky i fundit me precedentë të mëparshëm penal, dhe anëtar i një grupi kriminal në Pogradec që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës” akuzohet se ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë një vajzë.

Topuzi ka lidhje të ngushtë edhe me Meardi Berberin ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro” dhe Laert Hacxhiun, i arrestuar së fundmi në Janinë të Greqisë. Ka qenë vajza ajo që ka denoncuar Topuzin pasi pretendon se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga ai.

Mariglen Topuzi është nga Buçimasi ndërsa ka patur konflikte të vazhdueshme me Jetmir Muçllarin pasi janë përplasur edhe më herët mes tyre. Mariglen Topuzi është një nga të arrestuarit për atentatin me armë zjarri të ndodhur në Drilon më 8 gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit