Premtonin punë në Drejtorinë e Burgjeve në këmbim të parave, Balla e Gjeci akuzohen për korrupsion

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 15:07

Janë arrestuar për korrupsion me urdhër të SPAK dy punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Agron Balla dhe Klodian Gjeci dyshohet se merrnin para për të punësuar persona në burgje.

Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë premtuar një qytetari në këmbim të parave punë në Drejtorinë në fjalë.

Balla e Gjeci kanë marrë para edhe tek persona të tjerë, raste të cilat janë nën hetim e sipër.

Hetimet për dy personat në fjalë, kanë nisur në vitin 2021 për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit