Nik Gjeloshaj vijon fushatën në Plavë-Guci: Investuam 20 milionë euro në komunat shqiptare!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.06.2023, 15:57

“Forumi Shqiptar” dhe drejtuesi Nik Gjeloshaj, kanë zhvilluar takimin e radhës elektoral në komunën shqiptare të Plavës e Gucisë.

Gjeloshaj u kujtoi banorëve, se vitin e kaluar koalicioni “Forumi Shqiptar” u bë pjesë e qeverisë duke marrë drejtorinë e Investimeve Kapitale, dhe brenda kësaj periudhe, për herë të parë në historinë e shtetit malazez, janë investuar 20 milionë euro në trevat ku ka shqiptarë.

Në periudhën nga gushti i vitit 2022 e deri më sot janë nënshkruar gjithsej 34 kontrata në vlerë prej 20.040.164,11 € për komunat e Plavës, Gucisë, Ulqinit dhe Tuzit, ndër të cilat për komunën e Gucisë janë nënshkruar 9 kontrata në vlerë prej 2.255.974,47 €, për komunën e Plavës 17 kontrata në vlerë prej 5.256.290,66 €, për komunën e Ulqinit 4 kontrata në vlerë 2.157.898,98€ (shpronësimi për bulevardin 1.008.010,00€), për komunën e Tuzit 4 kontrata në vlerë prej 10.370.000,00€.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të zhvillohen ditën e dielë, ku koalicioni “ Forumi Shqiptar” synon të përfaqësohet me sa me shume deputetë shqiptar në parlamentin malazez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit