Qentë dergjen rrugëve në Korçë, qytetari: Bashkia po i helmon, 20 kanë ngordhur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 16:35

Helmimi i kafshëve endacakë është një problematikë që nuk po gjen zgjidhje. Së fundmi një qytetar nga Korça denoncon në redaksinë e JOQ ALBANIA helmimin e qenve. Sipas denoncuesit, masakra mbi kafshët është bërë ditën e djeshme dhe sot.

Siç shihet në pamjet e siguruara për JOQ, kafshët e gjora janë lënë të ngordhura në mes të rrugës, ndërsa imazhet në fjalë janë tejet prekëse, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katër-putroshëve, janë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve pasi mund të kthehen në burim infeksioni.

Qytetari shkruan se qentë janë helmuar nga pushteti vendor, pra bashkia e Korçës e cila po vret kafshët e gjora dhe të urta. Qytetari përmes JOQ denoncon ashpër këtë mënyrë të bashkive për të hequr qafe qentë e rrugës dhe kërkon që autoritetet të reagojnë dhe të ndëshkojnë përgjegjësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit