Minifutboll/ Kombëtarja e Shqipërisë kalon grupet e Botërorit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.06.2023, 19:28

Tifozët shqiptarë të futbollit po përjetojnë një ndjesi të veçantë. Pas pjesëmarrjes në Euro2016, ku Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Xhani De Biasi shkeli fazën e grupeve, një tjetër sukses vjen për ngjyrat kuq e zi. Për herë të parë në histori, skuadra e minifutbollit që përfaqëson drejtpërdrejt Shqipërinë ka kaluar fazën e grupeve në kampionatin botëror që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë.

Barazimi 0-0 kundër Kolumbisë bëri që djemtë e Irtan Sejkos të kalonin më tej. Kuqezinjtë e mbyllën grupin F në vendin e tretë pas dy barazimeve dhe një humbjeje. Gjithçka ishte e vështirë për kuq e zinjtë të cilët arriten kualifikimin duke ruajtur rezultatet e barazimit. Tashmë në deshjen direkt, ata do të përballen me Ukrainën më 8 qershor në orën 20:35.

Në listën e lojatrëve që shpresojnë arritje të mëtejshme në minifutboll, janë pjesëmarrës 16 futbollist. Trajneri Sejko po e ndjek këtë rrugëtim me Kejdi Myrta dhe Frenk Dikollari në portë. Për të vijuar me Joanc Duqin, Gledis Nuzën, Armand Gapin, Maldin Mukajn, Erald Lecin, Rigers Dushkun, Xhuljan Recin, Eugen Shimën, Endri Kacën, Eradi Mertirin, Exhei Kolën, Guido Tepshin dhe Elvis Muçën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit