“Parkimi me pagesë në Tiranë jashtë funksionit, policia bashkiake vazhdon me gjobat”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 20:19

Një qytetar ka raportuar për JOQ se nuk ka mundur të paguajë vendin e parkimit nga sistemi i Bashkisë së Tiranës. Sipas qytetarit sistemi i pagesës së parkimit në Tiranë është prej disa orësh jashtë funksionit. E ndonëse sistemi ka rënë, policia bashkiake e Erion Veliajt, vijon të gjobisë qytetarët duke iu zhvatur xhepat.

Qytetari bën me dije se edhe numri i policisë bashkiake, ku është munduar të kontaktojë për problemin në fjalë nuk ka qenë në funksion të tij. Qytetari është munduar të dërgojë targën për të paguar parkimin, por veprimi ka dështuar për shkak të problemit në sistem.

Qytetari:

Pershendetje JOQ. Doja te shprehja nje shqetesim per parkingun me pagese. Prej disa oresh eshte jashte funksionit, nderkohe policia vazhdon me gjobat. Numri i policise bashkiake nuk funksionon prej ditesh nderkohe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit