Shqiptarët s’kanë lekë të paguajnë dritat, rriten borxhet

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.06.2023, 20:05

Kriza ekonomike që ra mbi shqiptarët, e që pasuroi me rroga të majme politikanët, vijon ende të jetë e papërballueshme. Rritjes së çmimeve dhe kostove të jetesës i shtohet dhe papërballimi i faturës së energjisë elektrike. Borxhi total ndaj OSHEE-s është rritur me fillimin e këtij viti për shqiptarët.

Pjesë e listës së borxhlinjëve janë edhe institucionet shtetërore dhe ujësjellësit të cilët kontribuojnë dy herë në thellimin e varfërisë së shqiptarëve. Taksat e shqiptarëve vidhen dhe bashkitë, ujësjellësit dhe institucionet e tjera nuk kanë para të paguajnë dritat, faturë që në shumicën e rasteve i kalon sërish popullit për t'u paguar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe biznesve deri në fund të muajit prill arriti në 80.22 mld lekëve, nga 79.91 mld lekë që ishte në fund të vitit 2022.

Në shumicën e rasteve shqiptarët ankohen për mbifaturimet e padrejta dhe të paarsyetuara. Shqiptarët paguajnë për energji elektrike që nuk i kanë djegur, përndryshe atyre u prihet lidhja. Abuzime të pafundme në rrjetin elektrik duke rënduar gjithmonë e më shumë xhepat e shqiptarëve me kamatvonesa të larta.

Sikur të mosmjaftonte kjo situatë, kryeministri Rama sapo fitoi zgjedhjet lokale tha se do ta rimendojë sërish futjen e fashës për energjinë elektrike, për të 5-fishuar çmimin e faturës për kilovat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit