Berber Visi fut 13,5 milionë euro drejt e në xhepat e Rrok Gjokës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.06.2023, 22:07

Duhet pranuar se Evis Berberi është ndër “qethësit” më të mirë në Shqipëri. Nuk ka ngelur oligark në republikë që të mos jetë kënaqur nga milionat dhe miliardat që Vis “Qethësi” ka futur në xhepat e tyre nëpërmjet tenderave të dyshimtë.

Me sa duket tashmë radhën e ka Rrok Gjoka, xhepat e të cilit janë mbushur me mbi 13 milionë euro nga taksat tona, sigurisht të prera me gërshërët e Visit. Bëhet fjalë për një tender që ka si numër REF-64084-03-29-2023.

Objekti i tij është “Sistemim asfaltim rruga Ura e Cerenecit – Peshkopi (Peshkopi – Maqellarë), Loti 3”, dhe ka një fond limit prej 1,249,458,590 lekësh të reja pa TVSH ose gati 14 milionë euro. Nga hulumtimi i dokumentacionit të tenderit shikohet se kanë marrë pjesë në të 5 firma garuese.

Fitues është shpallur bashkimi i kompanive GJOKA KONSTRUKSION e Rrok Gjokës dhe SELAMI e Musa Selamit. Oferta e tyre është 1,199,360,489 lekë të reja pa TVSH ose rreth 13.4 milionë euro përfshirë TVSH.

Por ndërkohë shikohet se nga 5 firmat pjesëmarrëse, 2 kanë ofruar shifra më të ulëta se fituesi. Kështu për shembull nëse krahasojmë ofertën fituese me ofertën më të ulët të firmave të tjera, ka një diferencë jo të vogël prej gati 1.4 milionë euro.

Kuptohet qartë që një diferencë e tillë nuk është aspak për t’u anashkaluar. Megjithatë “berber” Visi ka vendosur që të shpallë fitues Rrok Gjokën me Musa Selamin për gati 14 milionë euro me TVSH.

Nga ana tjetër, po të krahasojmë këtë ofertë me fondin limit të procedurës, vihet re se fituesit kanë ofruar gati sa 96% e fondit limit të tenderit. Duke marrë në konsideratë të gjitha sa më sipër, dyshimet janë të forta se fituesit diheshin prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit