Baret në Shqipëri: Do rrisim sërish çmimin e kafes

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.06.2023, 22:01

Shqiptarët, si një ka popujt më kafedashës në botë, do të përballen sërish me një çmim të rritur të kafes në lokale. Shqipëria është vendi me më shumë kafene në botë, ku shifrat flasin për afro 700 lokale për 100 mijë banorë. Frekuentimi i kafeneve tashmë nuk bëhet vetëm për konsumin e kafes ditore, por edhe si vend takimesh, mbledhjesh, vend studimi e mbi të gjitha vend thashethemesh.

E megjithëse shqiptarët pinë kaq shumë kafe, shoqata e bareve në Shqipëri thotë se çmimi i kafes nuk është në standardet e duhura që të sjelli fitime për ta. Ndikuar nga mungesa e punëtorëve dhe rritja e pagës për stafet, baret thonë se çmimi i kafes do të ndryshojë sërish. Mesatarisht një kafe blihet në Tiranë nga 80 deri në 120 lekë, e megjithatë për konsumatorët do të ketë çmime më të larta.

“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros. Por në momentin që eruo do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime. Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish” – tha Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit