Shtirej si rumun në Spanjë, shqiptari plagosi me thikë policin në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 23:26

Është arrestuar në Spanjë një shtetas me origjinë nga Shqipëria. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim prej 23 dhjetorit. Në atë kohë, shqiptari plagosi me thikë një polic në Itali gjatë një debate të lindur për arsye banale.

Shqiptari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku shtirej me një identitet të rremë si rumun. Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar disa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit