“Presioni ndaj Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 07:41

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagimin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Diplomati amerikan, William Walker thotë se për situatën në veri, fajtori kryesor është shteti serb. Ai shton se serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kështu dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi. Ndër të tjera, ai vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha Walker.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit