Kush rilindas duhet të shkojë në burg?! 23 MILIARD Lekë nga taksat e popullit u harxhuan për vetëm 4 muaj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 08:53

Qeveria shqiptare e ka nisur këtë vit më një dëm të madh ekonomik si pasojë e keqmenaxhimit. Buletini i fundit i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që përfshin periudhën janar-prill tregon se janë kryer 16 auditime në institucionet qendrore dhe lokale në vend të cilat arrijnë mbi 23 miliard lekë, ku 875 milion lekë janë dëm ekonomik dhe 22 miliard lekë menaxhim jo efektiv të fondeve.

Sipas KLSH, një nga institucionet me dëmin më të lartë ekonomik është Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Gjithashtu, vihet re se në fushën e shpenzimeve, dëmin më të madh ekonomik e kanë sjellë abuzimet me tenderat.

Vlera prej 47.9 milionë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlera prej 38 milionë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve.

Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631 milionë lekë, Belsh (108.3 milionë lekë), Lezhë (402 milionë lekë) dhe Vau i Dejës (195.9 milionë lekë)” saktëson KLSH

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit