VDEKJA E FLORISELIT/ Qytetari thirrje për protestë: Të vdesim që të reagojë Ministria e Shëndetësisë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 09:14

Floriseli, është 15-vjeçari rasti i të cilit preku shumë shqiptarë. 15-vjeçari kërkonte ndihmën e të gjithëve që t'i rikthehej jetës normale dhe të jetonte i shëndetshëm si të gjithë moshatarët e tij. Floriseli është djali që kishte nevojë urgjente për transplant zemre dhe lutej që të gjithë të kontribuonin sado pak që të kurohej me një mjekim të specializuar në Itali dhe të shpëtonte jetën e tij.

Shqiptarët u bënë bashkë dhe treguan zemrën e tyre të madhe dhe bujare dhe arritën që të grumbullonin shumën monetare që i nevojitej Floriselit. pas kontributit të shqiptarëve, 15-vjeçari u nis ditën e djeshme në Itali. Ky lajm ishte tejet i gëzuar jo vetëm për të dhe familjarët e tij, por edhe shqiptarët që ndihmuan qoftë edhe me një lutje në Zot për shërimin e djaloshit.

Por ndonjëherë lajmet e mira nuk zgjasin shumë. Pas disa orësh, të afërmit e Floriselit njoftuan ndarjen nga jeta të 15-vjeçarit. Ky i fundit ka dhënë shpirt duke u bërë një engjëll i vogël në parajsë e duke lënë ëndrrat e tij në mes. Ndarja nga jeta e djaloshit që dergjej prej ditësh në spitalin "Nënë Tereza" dhe që apelonte për ndihmë, ka prekur shumë zemra të shqiptarëve. Së fundmi një qytetar, i pikëlluar që një djalë shumë i ri iku nga kjo jetë ka bërë thirrje për protestë.

Qytetari shkruan për JOQ, se shqiptarët duhen të bëhen bashkë dhe të dalin në protestë për Floriselin, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk reagoi asnjëherë për rastin e djalit. I indinjuar nga heshtja e MSH ndaj sëmundjes së Floriselit, qytetari shkruan se në Shqipëri, duhet të vdesësh që të reagojë Ministria e Shëndetësisë.

Qytetari:

Pershendetje JOQ Duhet te beni apel te fuqishem per proteste per rastin e djalit Florisel ku ishte ministria e shendetësisë ne kete rast pse duhet te presim te dale ndonje qe pacineti ne gjendje te rende te dale jashte shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit