Historike në Itali, deputetja ushqen të birin me gji në sallën e Parlamentit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 09:24

Në Parlamentin italian ka ndodhur një ngjarje që nuk është parë në asnjë Kuvend tjetër në botë. Deputetja e Lëvizjes “5 Yjet”, Gilda Sportiello dhe Riçardo Riçiard është lejuar që të ushqej djalin e saj me gji gjatë seancës parlamentare.

Rregullorja e re iu lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punimet e Parlamentit me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri kur të bëjnë 1 vjeç.

Është hedhur një hap i rëndësishëm, mbi të gjitha sepse përfaqëson një precedent dhe një mesazh për vendin dhe për të gjitha gratë”, tha Gilda Sportiello.

Vendimi i juntës për Rregulloren u mor pas një kërkkese të paraqitur nga vetë Sportiello dhe miratuar nga Dhoma në legjislaturën e kaluar.

Më në fund ne kemi gjetur një mënyrë për të punuar në heshtje perfekte. Që nga kjo seancë debuton Federiko i vogël, djali i koleges sonë Gilda Sportiello, e cila për herë të parë me unitetin e grupeve është këtu me ne. Urimet më të mira për Federikon për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”, tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit