Akuzohet se pastronte paratë e trafikantëve/ Bako mohon akuzat, avokatja: Do vërtetojmë pafajësinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 10:00

Thanas Bako është arrestuar në shtetin grek për shkak se akuzohet që pastronte paratë e pista të trafikantëve më të mëdhenj në botë. Por, ai hedh poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë, edhe avokatja e tij Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo 52-vjeçari mohon akuzat, dhe se vetë ajo do të vërtetojë pafajësinë e tij.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e një urdhri europian arresti nga vend anëtar i BE. Mohon çdo përfshirje dhe akuzë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të vërtetuar pafajësinë e tij”, ka thënë avokatia.

52 -vjeçari akuzohet se për 10 muaj ka qarkulluar 250 milionë euro të grupeve kriminale të trafikut të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit nga policia holandeze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit