Messi u iku nga duart në momentin e fundit, plani “B” i Barcelonës është Neymar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.06.2023, 10:53

Barcelona ka një skuadër shumë cilësore dhe me lojtarë, që mund të konsiderohen ndër më të mirët në botë, por katalanasit janë në kërkim të një ylli, që përveç fushës, të kontribuojë edhe në marketing për të rritur të ardhurat e klubit.

Messi ishte alternativa e parë, por pas firmës së argjentinasit me Inter Miami, Barcelona ka vendosur të vërë në zbatim planin “B”, Neymar JR. Braziliani është një nga lojtarët, që u është ofruar katalanasve dhe presidenti Laporta është i gatshëm të bëjë përpjekje për ta rikthyer.

PSG është shprehur e hapur për ta lënë Neymar të largohet, por nuk dihet sesa aftësi ka Barcelona për të përballuar financiarisht këtë transferim, pasi është e paqartë se çfarë kushtesh do të vendosë klubi francez ndaj katalanasve, me të cilët marrëdhëniet nuk janë më të mirat.

Përveç një sulmuesi që mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, Xavi është në kërkim të një mesfushori për të zëvendësuar Busquets, si dhe në kërkim të një mbrojtësi qendre. Ndërkohë, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Inigo Martinezin, që vjen si lojtar i lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit