Alarm për bombë në Kuvendin e Malit të Zi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 10:55

Në Kuvendin e Malit të Zi është përhapur alarmi për bombë. Godina është evakuuar për shkak të raportimit se në institucion ishte vendosur një bombë.

Media malazeze “Vijesta” shkruan se alarmi ka mbërritur në polici pak para orës 08:00.

“Anëtarët e Administratës së Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kompetencë të tyre, ndërsa informacioni është duke u verifikuar”, tha policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit