Zbulohet telegrami i presidentit amerikan Wilson për Shqipërinë: Mos u ngutni, tregohuni shumë të kujdesshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 11:20

Është zbuluar telegrami i par i presidentit Wilson për Shqipërinë. Këtë telegram ai e ka shkruar kur ai ishte duke u larguar nga Konferenca e Paqes e Parisit në qershor 1919. Përmbajtja e telegramit ka qenë pak a shumë e njohur, por tani kemi një fotografi të origjinalit. Në këtë telegram ai iu kërkon shqiptarëve që të mos nguten par gjërat që i shohin si nevoja dhe të harrojnë ato gjëra që janë të drejta.

Desha që, përpara largimit, t’ju shpreh juve dhe kolegëve të tjerë, interesimin tim shumë të thellë për fatet e Shqipërisë. Kam frikë se mos në morinë e gjërave të tjera që mund të duken më të ngutshme dhe më të rëndësishme, nënvlerësohet vëmendja që duhet t’u kushtohet atyre të drejtave. Ju lutem të tregoheni shumë të kujdesshëm sa u përket atyre”, thuhet në telegram

Telegrami, që mban datën 30 qershor, 1919, është dërguar nga anija SS George Washington me të cilin udhëtonte presidenti. Wilsoni qëndroi në Paris 6 muaj e gjysmë për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, ku mes të tjerash do të vendoseshin edhe fatet e Shqipërisë së pas luftës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit