Solli targat nga Gjermania dhe ndihmoi në atentatin ku u vra Mimoza Paja, dëshmon Nikol Sherrniku

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.06.2023, 11:51

Ka dalë para hetuesve Nikol Sherrniku, i akuzuar si personi, që siguroi mjetet e duhura për të kryer atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, ku mbeti e vdekur Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë.

Ai akuzohet se siguruar targat e vjedhura gjermane në makinën, e cila u përdor për atentatin, por në dëshminë e tij, ai ka refuzuar që të ketë kryer këtë vepër kriminale. Sherrniku mohon të ketë informacion në lidhje me ngjarjen dhe pretendon se kur ka ndodhur vrasja, ka qenë në burg.

Pavarësisht refuzimit kategorik të tij, policia dhe prokuroria pretendojnë se kanë prova të forta që e implikojnë të riun në këtë ngjarje. Sipas hetimeve, targat në Gjermani janë marrë para gushtit të vitit 2022, kur ai u arrestua në Kune të Lezhës.

Nga veprimet hetimore hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore dhe 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën. Kjo makinë me targa provizore është futur në vendin tonë nga 28-vjeçari nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit