Ronaldo: Do të luaj futboll edhe 2-3 vite, më pas do të blej një klub dhe do të bëhem president

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.06.2023, 12:21

Cristiano Ronaldo tashmë ka vendosur të lërë arenën e futbollit të madh evropian dhe prej gjashtë muajsh është pjesë e Al Nassr në Arabi, ku fatkeqësisht e mbylli sezonin pa asnjë trofe.

Megjithatë, kjo nuk e bën atë të dorëzohet apo të tërhiqet. Portugezi shprehet se ndihet ende i aftë për të luajtur në nivele të larta dhe për momentin nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Ai shprehet se do të vijojë të luaje edhe për 2-3 vite dhe më pas shpreh dëshirën për të blerë një klub futbolli dhe për tu bërë president i tij.

“Do të luaj edhe për 2-3 vite. E di se sa e rëndësishme është për këtë moshë të kujdesesh për veten. Në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë për të blerë ndonjë skuadër futbolli.

Pasi të kem mbyllur aventurën si lojtar, do të më pëlqente shumë të blija një klub. Në Spanjë? Unë e dua atë vend. Kam një shtëpi atje dhe shpresoj të rikthehem të jetoj në Spanjë”, u shpreh Ronaldo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit