Veliaj ka frikë nga milingonat dhe mizat, shpenzohen 330 MLN lekë për t’i vrarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2023, 12:44

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me marrjen e mandatit të ri ka bërë disa ndryshime në institucion. Pak javë më parë ai ndryshoi mobiliet dhe suveniret, gjithashtu edhe ndriçimin. Por, tani që ka ardhur vera ai nuk punon dot rehat sepse e bezdisin mizat dhe mushkonjat, madje ka firkë nga milingonat. Por, kur vjen fjala tek rehatia e vetë, Veliaj i merr masat menjëherë. Ai ka hapur një tender për të vrarë insektet.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim”, i cikli në fakt është shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë, në varësi të drejtpërdrejtë të Veliajt. Çka tregon qartë që ky prokurim po bëhet me urdhër të shefit.

Gara për tenderin është hapur ditën e sotme dhe parashikohet që për të dezinfektuar bashkinë dhe institucionet vartëse, Veliaj do të shpenzojë 330 milionë lekë.

Në dokumentet e tenderi shihet se Veliaj ka marrë masa të ashpra për të luftuar insektet. Madje shihet se ai do të blejë edhe solucion kundër grerëzave, por edhe milingonave.

Institucionet publike pastrohen dhe dezinfektohen herë pas herë, por Veliaj i hyrë frika në palcë nga zvarranikët, sepse në tabelë shohim se do të blejë shumë solucione për të vrarë gjarpërinjtë.

Ky tender i kryebashkiakut vjen fill pak kohë pasi Rama bëri të njëjtën gjë. Edhe ai mori masa që të mos bezdiset nga mushkonjat në vila, por edhe në oborret gjigande të vilave të mos ketë asnjë insekt apo zvarranik. Sipas dokumentit ata janë kujdesur që të shfarosin edhe kërpudhat apo ndonjë bimë tjetër që mund të jetë e rrezikshme.

Duke qenë se urdhri i parë u dha nga Rama edhe vlera e tenderit ishte më e lartë. Bëhet fjalë për prokurimin me nr. ref-66048-04-13-2023 ka si objekt “dezinfektimin e automjeteve, ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Rezidencave Qeveritare për vitin 2023”.

Ky prokurim u shpall nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi drejtpërdrejtë nga kryeministrit Edi Rama dhe kishte si fond limit vlerën 26 milionë lekë.

Miliardat shpenzojë qeveritarët tanë që të mos i bezdisin mizat, ndërsa fermerët në Lushnjë dhe Fier po humbasin prodhimet e tyre, sepse qeveria nuk i mbështet në spërkatjen e të mbjellave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit