E degraduar si në mesjetë, rruga në fshatin Xathë të Pukës e harruar prej 3 vitesh nga pushteti vendor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 13:33

Janë të shumta denoncimet e qytetarëve që ankohen për rrugët e degraduara në vend. Infrastruktura rrugore në Shqipëri, lë për të dëshiruar, pasi në shumë fshatra e qytete përballesh me rrugë të prishura, të paasfaltuara, me baltë e gropa.

Së fundmi, një banor i fshatit Xathë të Pukës, ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania, pamje të gjendjes së rrugës së zonës ku ai jeton. Siç shihet, rruga është tejet e rrënuar dhe të jep përshtypjen sikur fshati ka ngelur në epokën e mesjetës. Sipas banori të zonës, rruga është katastrofë, ndonëse prej 3 vitesh ka qenë një shqetësim për banorët, pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për shtrimin e saj.

Banorët shpresojnë se rruga e harruar nga ish-kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, të shtrohet nga kryebashkiaku aktual i koalicionit Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj.

Banori:
Prsh si jeni. Doja te ndaja me ju nje shqetesim prej 3 viteve dhe me shume ne fshatin xathë puke Kjo rrug eshte katastrofe, shteti nuk ka marr masa fare. Ju lutem shperndajeni se esht per te ardhur keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit