Fundi i epokës më të artë, Europa humbet dy më të mëdhenjtë për herë të parë pas 21 vitesh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.06.2023, 13:32

Mbrëmja e djeshme ishte një nga më të errëtat për futbollin europian. Jo për ndonjë rezultat të dobët a ndonjë skandal, por për faktin e thjeshtë që Lionel Messi ka lënë arenën e madhe të futbollit, për tu transferuar tek Inter Miami në MLS.

Ndërkohë, e njëjta situatë ishte edhe në janar, kur Cristiano Ronaldo u transferua në Arabi te skuadra e Al Nassr. Dy ndër yjet më të mëdhenj të historisë së futbollit, që për dy dekada kanë krijuar së bashku një nga epokat më të arta të futbollit, nuk do të luajnë më në Europë.

Kjo ndodh për herë të parë në 21 vitet e fundit dhe përbën ndoshta statistikën më mallëngjyese të tifozëve të tyre, por edhe të gjithë fansave të futbollit nëpër botë. Është fakt që këta dy lojtarë së bashku kanë ndikuar për ta bërë futbollin më të bukur.

Tani ia kanë lënë stafetën lojtarëve si Haaland dhe Mbappe, por pavarësisht situatës premtuese, kësaj dysheje do t’i duhet një punë e madhe. E vetmja gjë që na mbetet është që Messin dhe Ronaldon t’i shijojmë edhe pak vite në Amerikë e Arabi, para se të vijë dita e tërheqjes, ajo që askush nuk e dëshiron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit